Katër zakone që do t'ju thjeshtojnë jetën tuaj

 


Shpesh, ne mund të mendojmë se gjërat, për jetën tonë dhe mënyrën se si ajo zhvillohet, janë komplekse, por sekreti qëndron në thjeshtësi. Thjeshtësia në gjithcka krijon qetësinë dhe qartësinë që secili prej nesh ka nevojë, për të qënë në gjendje të shohë lehtësisht dhe me besim atë cfarë dëshiron të krijojë e të gjejë më pas mënyrat për ta bërë atë.

Thjeshtësia nuk është dicka që mund ta keni vetem në karakterin tuaj ose në veshjen tuaj, por mund të përhapet në të gjitha aspektet e jetës suaj, me rezultate të dobishme për ju dhe ata rreth jush. Mënyra se si mendoni,  mënyra e punës suaj, se si përqëndroheni në gjithcka që ju vendosni të bëni, mënyra e rritjes së fëmijëve tuaj, vendosja e orareve etj, përbën kompeksitetin dhe zgjedhjen e tij si mënyrë jetese, me të vetmen shpresë se mund të sjellë rezultate të mira. Ne zgjedhim shumë, sepse nuk kemi hyrë më parë në një proces për të kuptuar se çfarë duam, dhe nga frika e humbjes se ndonjë mundësie, ne duam gjithçka.

Ne duam gjithçka nga vetja, ne duam gjithçka nga të tjerët, nga jeta, nga fati ynë, por sa mirë do të ishte nëse vertetë do të uleshim dhe të zgjidhnim se çfarë donim në të vertetë. Edhe kur fillojmë të vendosim zakone të thjeshta në jetën tonë,  identiteti ynë i vertetë do të shfaqet dhe kjo padyshim na con në vendime të qarta dhe të plota dhe na bën të jetojmë jetën që realisht duam. Zakonet, për të cilat do të flasim më poshtë, kanë për qëllim të thjeshtojnë jetën tuaj.

1.      Ngrihuni herët në agim, para se njerëzit të fillojnë jetën e tyre.

Ekziston një heshtje ndryshe, një qetësi vërtetë e ndryshme nga cdo kohë tjetër e ditës. Zgjidhni një vend të qetë, jepini kohë vetes për të kuptuar më shumë gjëra për veten tuaj. Ju do të merrni forcë dhe energji nga ky kujdes për veten tuaj, për shpirtin tuaj, e cila do të ketë një efekt pozitiv në jetën tuaj 

2.      Largoni sa më shumë kontaktet me televizorin, celularin e rrjetet sociale 

Nuk është keq të merrni ide nga të tjerët, që të zhvilloheni pranë tyre pasi vini re gjëra që ju pëlqejnë dhe do të dëshironit t’i mësonit t’i bënit dhe ju. Mediat sociale ndihmojnë shumë në këto, por shpesh ne harrojmë të vendosim një filtër dhe masë. Koha kalon kur ne kthejmë  historitë e atyre që ndjekim në instagram, koha  kalon, ditët kalojnë, vitet kalojnë dhe pikërisht me këtë kohë ju mund të bëni gjërat që ju pëlqejnë në të vertetë dhe ndonjëherë ato mund të ndryshojnë krejt rrjedhën e jetës suaj.

3.      Bëhu selektiv! 

Ju keni avantazhin e zgjidhjeve dhe kjo është me të vertetë dhurata më e mirë që ju është dhënë. Ju mund të thoni shumë herë jo për atë që nuk arrin t'ju shprehi si individ.  Ju mund t’i thoni jo qëndrimeve tuaja, zakoneve të këqija, ushqimit, rrobave, ëndrrave, rrethanave dhe gjithckaje tjetër, nëse nuk e dëshironi atë. Vetëm në ketë mënyrë, mund t’i thuash një PO të madhe vetes dhe mënyrës me të cilën dëshiron të jetosh. Asgjë nuk është e rëndësishme dhe urgjente në të njëjtën kohë. Zgjidh gjërat e rëndësishme! 

4.      Lexoni!

Leximi është rruga drejt zhvillimit personal dhe rritjes tuaj si individ. Ju do të merrni pjesë në trajnime dhe do mund të dëgjoni video, por detajet, fantazinë dhe cdo frymëzim tjetër, do ta gjeni vetëm nëpërmjet leximit. Jepini vetes mundësinë për të evoluar në mënyrë të pacaktuar përmes librave. Mos privoni veten tuaj nga kjo e drejtë!

Dhe mos harroni se fuqia më e madhe jeni JU!

 

NLP Albania,

The art of change

 


Comments

Popular Posts