Si të mposhtim frikën dhe të ecim përpara?



Shikoni shpesh t'ju drejtohen gishta dhe dëgjoni zëra në kokën tuaj që ju thonë:  “ju nuk jeni mjaftueshëm i mirë”,  “ju do të dështoni, pse po mundoheni”. Shumica prej nesh ka një pamje dhe një qëndrim të qetë. Ama, kur bëhet fjalë për ta pikturuar këtë pamje, pyetja është se cfarë mund të bëjmë  për ta ndaluar këtë pamje. Ndonjëherë, ne lëmë frikën të na pushtojë, në përpjekjen e saj për të na mbrojtur nga ndjenjat e pakëndshme. Ndjenjat e frikës kanë një funksion, atë të sigurisë, sidoqoftë, jo gjithmonë është e nevojshme të jemi të sigurt. Ka raste kur ne mbivlerësojmë rrezikun dhe në të njëjtën kohë, ne nënvlerësojmë qëndrueshmërine tonë.

Ndonjëherë në fakt, frika funksionon si një justifikim për të qëndruar pas. Ajo mban qëndrimin e të vepruarit të sigurt, na mban larg zgjedhjeve të rrezikshme dhe gjërave që do të donim të bënim. Ajo, shpesh, përpiqet të na shpëtojë nga tallja e mundshme, nga kritikat, turpi, vetmia, trishtimi, e nga gjithëcfarë tjetër që kemi frikë.

Disa nga frikërat më të zakonshme janë:  frika nga dështimi, nga ndryshimi, frika nga emocionet e dhimbshme, frika nga braktisja ose refuzimi. Të heqësh qafe frikën është një proces dinamik i cili fillon me realizimin e tij dhe përfshin gatishmërinë për të ndryshuar mendimet dhe sjelljet. Këshillat e mëposhtme ju vijnë në ndihmë për të kapërcyer sa më lehtë frikërat tuaja. 

  • Ndërgjegjesimi është gjithmonë  pjesa më e rëndësishme e ndryshimit. Pa të procesi nuk mund të fillojë.
  • Kuptoni dhe vëzhgoni se si frika ju mban mbrapa, cfarë ju shtyn ta kapërceni atë.
  • Mendoni si do të përmirësohet jeta juaj nëse kjo frikë nuk do të ekzistonte
  • Konsideroni besime kufizuese që fshihen pas tyre , për shembull nëse mendoni se lënia e punës ose prishja e një martese të keqe objektivisht është një shenjë dështimi,  ju me siguri do të qëndroni në këto situata të pakëndshme për një kohë të gjatë,  duke u përpjekur t’i bëni ato të punojnë,  për t’i provuar vetes se nuk keni dështuar. 
  • Gjithashtu, edhe rasti kur ju besoni se jeni inferior mund t’ju cojë në frikën e braktisjes, si rezultat i së cilës  ju vazhdoni të shoqëroheni me njerëz  që ju abuzojnë, në vend që të jeni më mirë vetëm.
  • Mos u bllokoni në mendime bardhë e zi. Jeta nuk është aq e qartë sa t’i referohemi në detaje sukseseve edhe dështimeve, zgjedhjeve të zgjuara apo pa vlerë. Mundohuni t’i shmangni këto lloj vetë-etiketime që ju cojnë në frikën e refuzimit dhe emocioneve të pakëndshme. 
  • Shmangni  përqendrimin në rezultat, pasi nuk është ajo qe ju përcakton. Në të vertëtë, ju nuk duhet të keni frikë nga rezultati sepse ai do ju bëjë të dorëzoheni shpejt dhe nuk do keni mundësi të shihni dhe zgjedhje të tjera për të përmisuar këtë rezultat.
  • Mundohuni të shihni realitetin. Sa e mundshme është që në fund të ketë një rezultat të keq. Padyshim, njerëzit kanë tendencë të mbivlerësojne rastet e ngjarjeve të këqija, në vend që të mbajnë një qëndrim të ekulibruar të gjërave 
  • Ju jeni me elastik sesa mendoni. A keni pasur situata kur keni pasur frikë dhe ja keni dalë?  A keni negociuar në palë të vështira  edhe në fund ja keni dalë? Frika gjithmonë i shërben një qëllimi. Ju nuk duhet ta injoroni këtë fakt. Por këshillohet ta analizoni atë në mënyre kritike, për të përcaktuar nëse është e vlefshme apo jo. 
  • Filloni me hapa të vegjel dhe kur mos harroni se fuqia më e madhe jeni ju. Filloni me hapa të vegjel duke u përgjigjur këtyre pyetjeve:

ü  Keni frikë të provoni  apo keni frikë se mos dështoni?

ü  Keni frikë të dashuroni  apo  keni frikë se mos lëndoheni?

ü  Keni frikë nga lartësia apo keni frikë nga rënia?

ü  Keni frikë nga vdekja apo keni frikë se nuk keni jetuar jetën qe keni dashur të bënit para se të vdisnit? Se ndoshta nuk keni ndjekur atë qe donit me të vertëtë në jetë?

ü  Keni frikë se nëse do të ktheheshit mbrapa, do të shihnit gjithcka qe nuk thatë, që nuk betë e nuk jetuat, thjesht se kishit frikë?

Kemi mësuar aq shumë të jetojmë me frikë sa nuk dimë tani si mund të jetohet pa të. Ne kemi humbur në thelb, ne kemi mësuar ti frikësohemi jetës. Frika na ka turbulluar vizionin tonë sepse sa më shumë hapësirë i japim asaj, aq më shumë ajo përhapet. Por trajtimi i frikës është më pak i dhimbshëm sesa të jetuarit e një jete me frikë. Për më tepër, kur ne vonojmë të trajtojmë atë, ne kemi zgjedhur të privojmë veten nga diçka.

Pas frikës sonë qëndron ndjenja  personale e dobësisë dhe pamjaftushmërisë  se diçka do të ndodhë,  diçka do të thuhet, diçka do të bëhet, diçka nuk do të durojmë dot, ne nuk do kemi sukses, ne nuk mund ta përballojmë etj

Së fundmi, ne jemi të aftë të menaxhojme atë që jeta sjell në udhëtimin tone. Kostoja e frikës është jeta që nuk kemi jetuar. Guxoni të jetoni jetën që meritoni!


NLP Albania

The Art of Change

 

Comments

Popular Posts