Këshilla si të filloni hapat tuaja drejt ndryshimit


 

Zgjedhjet tona të deritanishme tashmë kanë krijuar një realitet për ne, por kjo nuk do të thotë që ky realitet nuk ndryshon atëherë kur e duam. Kjo, në fakt, është një zgjedhje tjetër që ne kemi dhe zakonisht, ne neglizhojmë duke marrë parasysh se ndryshimi i disa vendimeve dhe i mendjes sonë mund të krijojë probleme ose kaos të madh në jetën tonë. Për këtë arsye, ne shpesh, refuzojmë  të jetojmë këtë trasformim. Nëse përfundojmë duke ndenjur e thjesht vëzhguar, natyrisht kjo është pergjegjësia jonë e vetme.

Por duke dashur  t’ju sfidoj të hidhni hapin e parë dhe më pas edhe të tjerë, për të krijuar realitetin me të cilin vërtetë dëshironi të jetoni, do të ndaj me ju disa këshilla që do ju ndihmojnë të sillni ndryshime në jetën tuaj. 

Filloni të mësoni vetë. Vetë-ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm. Vetëm duke e njohur veten më mirë do të jeni në gjendje të merreni me ndryshime në jetën tuaj në një mënyrë të mencur dhe të butë, pa sjellje të pakontrolluara që shumë shpesh i nxjerrim kur nuk e dimë saktësisht se cfarë duam në jetën tonë.

ü  Cilat janë vlerat tuaja?

ü  Cili është qëndrimi juaj ndaj situatave të ndryshme?  

ü  Pse silleni në këtë apo në atë mënyrë?

ü  A keni marrë përgjegjësi për vendimet tuaja dhe situatën tuaj aktuale?

ü  A e dini se cilat përvoja ju kane bërë ata që ju jeni sot?

ü  A i njihni besimet tuaja kufizuese?

ü  A keni menduar se mund të mos jetoni jetën që doni sepse mendoni se nuk e meritoni?

ü  Kush jeni në të vërtetë?

ü  A mundeni vallë të përshkruani veten?

ü  A është ky përshkrim i saktë apo një imazh për atë që të tjerët besojnë për ju?


Nëse i përgjigjeni këtyre pyetjeve… Ju tashmë keni filluar!

·      ·         Organizoni rutinën tuaj ditore.

Jeta jone e perditshme, shpesh, nuk ka hapësirë për të menduar atë që duam. Lini hapësirë dhe kohë që ëndrrat tuaja të reja të hyjnë në jetën tuaj. Ju duhet më së shumti kjo hapësirë dhe kohë. Lini mënjanë cështje të parëndësishme, ëndërroni dhe veproni.

·     ·         Kënaquni me të tashmen tuaj.

Të jesh i lumtur  në të tashmen nuk do të thotë që i ke arritur të gjitha qëllimet e tua. E vërteta është se nuk duhet të prishmi disponimin tuaj sa herë keni një qëllim. A do të gjesh pengesa? Po. A do të jenë disa nga qëllimet tuaja të ngadalta? Po.

Të jesh i lumtur tani dhe të shijosh cdo moment është një vendim. Mos kini frikë të jeni mirë me veten tuaj. Ju nuk jeni egoist kur doni të jeni mirë me veten tuaj. Ju tashmë keni marrë përgjegjësi.

·    ·         Kushtojini vëmendje edhe gjuhës që përdorni.

Fjalët dhe memdimet ju bëjnë të lumtur ose të trishtuar. Kujdes fjalët dhe mendimet, ato përcaktojnë ndjenjat tuaja. 

·   ·         Gjeni se cfarë doni në të vërtetë, këtë vetëm ju mund ta dini.

Qëndro i hapur para të vërtetës tënde.

Së fundmi, nëse doni me të vërtetë të filloni, ju duhet të keni një vizion të detajuar për jetën tuaj. Kjo është gjëja më e mirë. Është ajo që ju mbyllni sytë dhe ju bën të buzëqeshni, të qeshni me të madhe, por edhe te qani. Gëzimi që mund të ndjeni kur krijoni vizionin për jetën tuaj mund të jetë i papërshkrueshëm, i pandalshëm dhe një motiv i madh që do t’ju japi kënaqësi, sa do të lëvizni cdo ‘gur’ që do t’ju dalë në udhën tuaj, për të gjetur mënyrat dhe hapat, për të marrë aftësitë dhe cfarëdo lloj burimesh që të realizoni vizionin, gjënë më të rëndësishme për të cilën keni ardhur në jetë.

Dhe ky vizion është fotografia më e madhe se kush jeni në jetë. Mbajtja ne mendje e asaj që  vërtetë dëshironi të arrini tërheq forcë, energji, entuziazëm, guxim për të lëvizur drejt saj pa marrë parasysh se cfarë ndodh. 

Dije se ju tashmë keni filluar. Kurrë mos harroni se fuqia më e madhe ndodhet brenda jush. Ju tashmë jeni mjaftushëm të qartë se cfarë keni vendosur në mendjen tuaj për ta bërë atë vërtetë.

 

NLP Albania

The Art of Change

Comments

Popular Posts