Nevojat dhe karakteristikat e njerëzve që arrijnë vetë-realizimin

 

Një nga psikologët më të njohur, Abraham Maslow, i kushtoi një pjesë të konsiderushme të karrierës së tij kërkimit të kuptimit në jetë dhe vetë-realizimit. Në piramidën e tij, nevojat kategorizohen në 5 nivele: nevoja fizike, nevoja të sigurisë, nevoja shoqërore, nevoja për vetëvlerësim dhe ato për vetë-realizim. Dy nevojat e para i emëroi nevoja themelore të rradhës emocionale, ndërsa të fundit nevojë të vetë-përmbushjes. Le t’i shohim secilën prej tyre me detaje.

Nevojat fizike: përfshijnë të gjitha nevojat tona themelore të mbijetesës, gjithcka që trupit tonë i duhet për të vazhduar të jetojë dhe të riprodhohet: oksigjen, ujë, ushqim, strehim, seks.

Nevojat e sigurisë: sapo të plotësohen nevojat fizike, gjëja tjetër që kerkojmë është të jetojmë të sigurt, kemi nevoje për punë dhe të ardhura, përpiqemi të gjejmë burime që të fitojmë, të investojmë, të kursejmë etj.

Nevojat shoqërore: Si qenia më shoqërore, njeriu ka nevojë të gjejë një vend të mirë në një pjesë të shoqërisë. Kështu, ne lidhemi me të tjerët në marrëdhëniet e miqësisë ose bashkëpunimit. Ne marrim pjesë në grupe, fitojmë identitet, forcojmë aftësitë tona shoqërore, mësojmë të jemi të dobishëm, krijojmë familje, kërkojmë të marrim pjesë në dicka më të madhe se vetja.

Nevoja për njohje: Duke pasur parasysh ndërveprimet tona shoqërore ne ndjejmë dëshirën për të shijuar vlerësim e respekt, të kemi një reputacion të mirë, të ndjehemi të lirë dhe të pavarur.  

Nevoja për vetë-realizim: Ky është hapi më i lartë në nevojat tona njerëzore. Është dëshira për të gjetur vendin tonë në jetë, për t’i dhënë kuptim asaj që bëjmë, për të arritur një qëllim më të lartë, për të lënë gjurmët tona në jetë. Por, për të arritur të gjitha këto, ne duhet  të bëjmë ndryshime cilësore në karakterin tonë. Ne do të ndjejmë nevojën për të fituar aftësi të reja, për të përdorur talentet tona, për të ëndërruar dhe për të ndjekur ëndrrën tonë në cdo mënyrë.

Nevoja e fundit referohet si një nevojë për zhvillim personal. Për një artist mund të jetë një punë e pakrahasueshme, për një atlet një rekord i rëndësishëm, për një vizionar të realizojë ëndrrat e tij të mëdha, për të gjithë ne është aftësia për të qenë të përmbushur e të lumtur.

Vetë Maslow vlerësoi se vetëm 2% e njerëzve arriijnë atje lart dhe kjo, jo për shkak të një avantazhi gjenetik, por kryesisht sepse ata u përqëndruan të kalojnë pengesat e sfidat që ndalojnë të tjerët. Pengesa të tilla si, arsim masiv, cilësi e ulët, mentalitet i mbyllur, motivim i ulët,  preokupim me gjërat e parëndësishme, mungesë vizioni, mungesë shembulli.

Më poshtë jepen disa nga karakteristikat dhe sjelljet e njerëzve që arrijnë vetë-realizimin.

Ata pranojnë veten dhe jetën në një masë të madhe. Ata kanë standarde të larta morale. Ata kanë mendim novator dhe një sens humori të pazakontë. Ata mbajnë një qëndrim të përgjegjshëm ndaj jetës. Ata janë të sinqertë me veten dhe kanë arritur të pajtohen me pasigurinë.  Ata pajtohen me vështirësitë, në vend që t’i shmangin ato. Së fundmi, ata janë guximtarë autentikë dhe zhvillojnë këndvështrimin e tyre pa u ndikuar nga sjelljet e të tjerëve.

Guxoni dhe vlerësoni thellësisht cdo gjë në jetën tuaj dhe kurrë mos harroni se...

Fuqia më e madhe jeni JU!


NLP ALBANIA

The art of change

 

 

Comments

Popular Posts