Cfarë historish i tregoni vetes?

 


Psikologët thonë se qeniet humane qarkullojnë rreth 50.000 mendime cdo ditë dhe shumica e këtyre mendimeve janë të njëjta me veprimet e kryera një ditë më parë. Prandaj pyetja që shtrohet është: A janë këto mendime të dobishme apo të dëmshme për arritjen e suksesit dhe lumturisë në jetën tonë?

Shumë nga mendimet tona jane në thelb “histori” që i tregojmë vetes të cilat lidhen me disa nga përvojat tona. Dhe historitë mund të jenë të tilla si: unë jam me fat për cdo gjë që ndodh në jetën time dhe e kundërta e saj, por sigurisht që ka dhe shumë variacione  të këtyre dy formulimeve. Sidoqoftë e sigurtë është që historitë që ju i tregoni vetes janë ato që përcaktojnë kryesisht rrethanat e jetës suaj.

Ju e dini si fuksionojnë…Takoni dikë dhe brenda pak minutash ju ka treguar gjithë historinë e jetës së tij me një ton kaq pesimist dhe e gjithë energjia juaj pozitive zhduket në cast. Ndërsa në një ambjent shihni një grup miqsh që qeshin pasi dikush ka treguar një histori mbresëlënëse nga një përvojë e bukur dhe energjia e tyre është pozitive. Historitë tona mund të jenë stresuese shpresëdhënëse, argëtuese apo edhe frymëzuese dhe ato ndikojnë gjithmonë në personin që identifikohet me të.

Njoha dikë që tregonte vazhdimisht historinë e vdekjes së nënës së saj kur ajo ishte 10 vjec. Brenda pak minutash informonte cdo njeri për tragjedinë e saj. Duhet të ishte e trishtuar që ajo humbi nënën e saj kur ishte e re, por cili ishte qëllimi i informimit të të huajve për këtë? Padyshim që ajo e përdori këtë histori për të justifikuar cështje të ndryshme zhvillimore që nuk i kishte trajtuar në mënyrë efektive. Ajo përgjithësisht ishte në siklet me marrëdhëniet njerëzore. Pse nuk kam një marrëdhënie? Nëna ime vdiq kur unë isha 10 vjec. Pse e kam bërë apo nuk e kam bërë këtë në jetën time? Nëna ime vdiq kur unë isha 10 vjec. Dhe kështu vazhdon e gjithë jeta.

Shumica e njerëzve i tregojnë histori vetes. Unë duhet të mbaj punën që kam se nuk mund të kem të njëjtat të ardhura diku tjetër. Rezultati: mjerim dhe stres. Prindërit e mi më mësuan të jem e përulur, e qetë dhe të mos sfidoj fatin. Rezultati: karriera ime ngelet nën hije. Unë duhet të qëndroj në marrëdhënie abuzive edhe nëse nuk jam i lumtur. Rezultati: vetëvlerësim i ulët dhe mjerim. Historia juaj do të dobësojë ose forcojë vetëimazhin dhe vetëbesimin tuaj.

Njerëzit e identifikojnë veten me etiketa që i motivojnë ose i kufizojnë ato. Cdo etiketë ka një kuptim të thellë që ju ia atribuoni. Vëzhgoni se cfarë historish po i tregoni vetes. Si po ndiheni për to?  A po ju shërbejnë vallë? A është koha t’i lini pas ose t’i shihni nga ndonjë këndvështrim tjetër? Apo ndosha duhet të zgjidhni të rishikoni  e të rikrijoni një histori tjetër. Shihni me kujdes historitë tuaja. Pyete veten nëse kjo histori që po i tregoni vetes e bën jetën tënde më të mirë apo të keqe. A po rrit apo saboton lumturinë tuaj? A fajësoni dikë tjetër për përvojat tuaja? Nëse përgjigja juaj është ‘Po’ mbase është koha ta lësh mbrapa atë. Vetëm ju  mund të ndryshoni historinë tuaj. Ndoshta ka ardhur koha ta fshihni  atë dhe të vazhdoni përpara. Guxoni të shkruani historinë tuaj.

Ne bëhemi histori që i themi vetes dhe jemi të detyruar të ndërtojme vazhdimisht histori në një përpjekje për të kuptuar se kush jemi në të vërtetë. Duket se ka dicka të qenësishme në përpjekjen tonë për të shpjeguar, për të sjellë rregull dhe kuptim në kaosin e jetës sonë. Në fund të fundit rrëfimi është një sjellje adaptive që na sjell pas në kohë, te njeriu primitiv i shumë viteve më parë. Aftësia jonë për të krijuar kuptim nga kujtimet tona përcakton se si ndihemi për veten tonë dhe formon identitetin gjatë gjithë jetës sonë. Shumë psikologë shprehen se ekziston një dëshirë shumë e fortë për të rindërtuar historitë e turpit, humbjes dhe refuzimit në një mënyrë të tillë që ato të bëhen përvoja të mencurise sonë.

Por si të shkojmë përpara kur historia juaj ju mban mbrapa? Përgjigjen e kësaj pyetjeje na i shpjegon qasja që shumë psikologë kërkojnë që njerëzit të rishkruajnë historinë e tyre. Shkrimi ose të folurit duke rishikuar problemet me largësinë mund t’i ndihmojnë ata të vlerësojnë se si i kanë shkruar gjërat, të parashikojnë se kush duan të jenë dhe të gjejnë mënyra për t’i korigjuar ato dhe rrjedhën e jetës së tyre. Teknika e riformulimit  në shkencën e NLP-së ndihmon gjithësecilin nga ne t’i shohim ngjarjet e jetës sonë si mundësi ose si pika kthese në jetën tonë.

Ne nuk mund të ndryshojmë të kaluarën, por ne mund të riformulojmë atë dhe të shohim si ndikon në formimin e imazhit për veten tonë. Në marrëdhëniet tona, në zgjedhjet tona të jetës, në punët tona, ne mund të pranojmë gabimet tona, të vazhdojmë përpara dhe të fillojmë të përfshijmë një histori tjetër për veten tonë.

NLP Albania

The art of change

 

Comments

Popular Posts