Si të çlirohemi nga krahasimi dhe të përqendrohemi tek vetja?

 


Theodhore Roosevelt ka thënë se krahasimi është hajduti i gëzimit tonë. Kur ne krahasojmë veten me të tjerët, ne privohemi  nga një pjesë e lumturisë sonë. Në kohën që të gjithë jetojmë, mendohet se është pothuajse e pamundur të shmangim krahasimin në mediat sociale në internet, pasi ka qasje të vazhdueshme në jetën e njerëzve.

Në cdo moment të ditës ne mund të shohim një pjesë të jetës së tjetrit vetëm me prekjen e një butoni dhe si pasojë, të nisim të mendojmë pse nuk e bëj edhe unë atë që ai ose ajo bën, të mendojmë se jemi shumë herë më të mirë se ai apo ajo etj. Cilido qoftë mendimi, të provuarit e krahasimit vetëm do të na dëmtojë sepse ajo që na ofrohet është vetëm një pjesë e vogël e përvojës së tjetrit dhe shpesh është e shtrembëruar e iluzive. 

Ne gjatë gjithë kohës krahasohemi me kalimtarët, me fqinjët, me kolegët dhe ky cikël përsëritet në të gjitha aspektet e jetës. Por si të çlirohemi nga krahasimi dhe të përqendrohemi tek vetja? Së pari është e nevojshme të pranojmë se krahasimi nuk na shërben dhe, si gjithmonë, teoria është më e lehtë se praktika, se krahasimi është një proces tërheqës. Kjo sepse gjithmonë do jetë dikush që do jetë më i mirë se ne. Ne gjithmonë do hasim dikë që ka një punë më të mirë, një shtëpi, një garderobë, e lista është e pafund.  

Krahasimi ekziston, është zgjedhja jonë nëse duhet ta bëjmë cdo gjë që na intereson, fakti që është e jona, na bën të mos fokusohemi te krahasimi me të tjerët, por tek vetja. Një pikëpyetje vjen kur mjedisi ku jetojmë rrit dhe favorizon krahasimin me shpërblime, bursa e nota. Si mund vallë ta shmangim kur mjedisi na shtyn drejt tij?

Mënyra se si punojmë, sillemi e përgatitemi është e jona dhe kjo nuk ka të bëjë me rëndësinë që i japin të tjerët ose dhe ne vetë në krahasim me ta sepse nëse pikët, notat, numrat, thithin gjithë energjinë tonë, herët a vonë ne do të humbasim. Ne duhet gjithmonë të ecim përpara, të jemi në zhvillim e përmirësim, të pandalur, cdo gjë duhet të rrjedhë sepse vetëm atëherë shijojmë momentet, jetën tonë dhe krahasimi nuk ekziston në mendimet tona. 

Së fundmi, ajo që duhet të kuptojmë është se kur ne nuk dorëzohemi në lojën e krahasimit, e vetmja pikëpamje që ka rëndësi është e jona, se në fund të fundit është jeta jonë dhe fuqia më e madhe jemi ne!

 

Comments

Popular Posts