Tingujt e jehonës së fëmijës brenda nesh


Eksplorimi i vetes dhe i zhvillimit tonë personal është një proces i gjatë dhe i pafund që kërkon guxim, përkushtim dhe përpjekje të përditshme. Sa prej jush keni hasur ndonjëherë  idenë e një fëmije të brendshëm që mbajmë në zemrat tona? Së pari, le te njohim pak se çfarë mund të ketë ndodhur që na ka dëmtuar fëmijën që fshehim brenda vetes. Cilat momente të jetës sonë e kanë bërë këtë dhe mbi të gjitha a mund të shërohen plagët e vjetra? Cilat ngjarje të fëmijërisë sonë vazhdojnë të ndikojnë ende në jetën tonë si njërëz tashmë të rritur?

Një ngjarje e vecantë mund të ketë pasur një efekt të rëndësishëm tek ne duke arritur të “tjetërsojë“ personalitetin tonë. Në thelb kjo është ajo që ndodh që nga lindja, ne jetojme në një “evolucion të rehatshëm“ që na lejon të mbijetojmë dhe na siguron gjithcka që na nevojitet: ushqim, strehim etj. Sidoqoftë, një ditë ndodh diçka që ndryshon përgjithmonë dhe papritur na largon nga ai. Në shumicën e rasteve kjo shoqërohet me emocione shumë të dhimbshme si frika, ndarja, trishtimi, dhimbje etj

Një nënë perfeksioniste, një baba i largët, një gjysh autoritar, një familje jo fuksionale, një mësues i rreptë, një shoqëri që s’të pranon etj. Kaq mjafton dhe ti si fëmijë pyet veten se çfarë ndodh me mua sepse ti vetëm kaq mundesh. Çfarë ndodh me mua? Ne mbartim me vete traumat e së kaluarës dhe i përsërisim ato si modele sjelljeje edhe kur jemi të rritur. Për të pasur një shëndet të mirë emocional është e nevojshme të shërojmë plagët tona me përkushtim dhe përgjegjësi absolute. Të përqafosh veten në momente të tilla është një lëvizje që dëshmon pranimin dhe shërimin e vetvetes. Ne pranojmë dhimbjen tonë, të metat, hijet e errëta të jetës sonë dhe përqendrohemi në gjetjen e një mënyre për të na ndihmuar të bashkojmë të gjitha pjesët e vogla të vetvetes dhe të ndihemi përsëri të plotë.

Vetë dhembshuria për fëmijën tonë të brendshëm karakterizohet nga tre elementë: mirësia ndaj vetes, njerëzit e tjerë dhe ndërgjegjësimi. Mirësia i referohet aftësisë sime për të perceptuar papërsosmëritë e mia, dështimet e mia dhe vështirësitë e jetës, pjesë integrale e ekzistencës dhe jetës sime në përgjithësi. Dobësitë dhe përvojat tona të pakëndshme janë të natyrshme në gjendjen njerëzore. Prandaj, nëse dua të ndihmoj dhe të mbështës veten, kur të thirrem për të menaxhuar situata të vështira, është më mirë të mbaj një qëndrim mirësjellje dhe respekti për anët e mia më të dobëta e më të prekshme. Njerëzit e tjerë ka të bëjë me lidhjen tonë me të tjerët. Si qenie humane me ndjenja, kur përjetojmë periudha të vështira ne priremi të tërhiqemi nga të tjerët përreth nesh derisa të perballemi me vështirësitë tona. Ne izolohemi dhe të tjerët vijnë të na kujtojnë se cfarëdo që po kalojmë, pa marrë parasysh sa vuajmë, ajo që ne po përjetojmë është pjesë e gjendjes njerëzore. Dhe kjo është një arsye që vështirësitë duhet të na bashkojnë e të na afrojnë me njerëzit e tjerë. Ndërgjegjësimi lidhet me faktin e të qenurit i përgjegjshëm dhe i vetëdijshëm, të jem në gjendje të qëndrojë përballë situatës së pakëndshme që po përjetoj, të vëzhgoj ndjenjat e pakëndshme ashtu sic janë në ato momente. Të jem i vetëdijshëm pa treguar kritikë e ashpërsi ndaj vetes, nuk mohoj e shtyp atë që ndjej në ato momente. Ashtu si do ulem pranë një personi që dua dhe t’i jap hapësirën për të ndarë me mua atë që dëshiron pa gjykuar, kritikuar e dënuar, të njëjtën gjë duhet të bëj dhe me “fëmijën e brendshëm“. 

Të duash fëmijën tënd të brendshëm nuk është sinonim i keqardhjes. Të ardhurit keq për veten mbart brenda vetes arsyetimin se askush nuk kujdeset për mua, unë jam vetëm në vështirësitë e problemet e mia etj. Me keqardhje unë humbas veten dhe kontaktin me të tjerët, zmadhoj ndjenjat negative dhe ul vetëbesimin dhe vetëvlerësimin. Kur fillojmë të njohim, të pranojmë e më pas të duam fëmijën tonë të brendshëm, në fillim mund të ndjejmë se dhimbja që po ndjejmë po rritet. Qëllimi nuk është të kritikojmë ose të gjejmë fajtorin, por për të marrë përgjegjësinë. Nëse unë vetë kam ndihmuar në krijimin e jetës sime deri tani me interpretim e cdo ngjarje duke krijuar cdo bindje kufizuese, atëherë unë përsëri mund të ndihmoj të ndryshoj  në drejtimin që dua. Ne si NLP Albania vijmë pranë jush me metodën Time Line Therapy. Të udhëtojmë në kohë, jo për të gjetur pse-të, por si-të, si të shërojmë fëmijën tonë të brendshëm. Me respekt e mirënjohje për çfarë kemi marrë nga e shkuara jonë dhe me entuziazëm e dashuri për atë që pret të krijohet në të ardhmen.

Deri atëherë, udhëtim të mbarë dhe kurrë mos harroni se fëmija juaj i brendshëm dhe cfarëdo që dëshironi ndodhet brenda jush.


NLP Albania 

The art of change 

 


Comments

Popular Posts