Fuqia e ndjenjës së mirënjohjes


Ne flasim për qëllimet tona, ëndrrat tona, ambiciet dhe ku duam që të jemi pas pesë vitesh nga ky moment. Ne jemi mësuar të kërkojmë vazhdimisht  për më shumë dhe kështu harrojmë t’i kushtojmë vëmendje gjërave që ne tashmë kemi. Të menduarit vazhdimisht se si të marrim atë që nuk kemi është si një gjueti  e përherëshme rreth vetes. Të rrëmbyer nëpër vorbullën e kësaj gjuetie na ka bërë të harrojmë të jemi mirënjohës për të gjitha arritjet që kemi dhe në të njëjtën kohë të harrojmë të shijojmë të tashmen. Në vend të kësaj, ne ankohemi dhe u japim shumë hapësirë situatave dhe njerëzve që na shqetësojnë dhe na pengojnë të ecim përpara.

Së pari, mirënjohja është cdo formë e shprehur për të treguar vlerësimin për atë që kemi në jetën tonë. Mirënjohja lidhet me bukurinë e dhënies dhe të marrjes. Sa bukur është ta filloni ditën tuaj me një buzëqeshje, sa e rëndësishme është të zgjoheni në shtëpinë tuaj, të keni afër njerëzit që ju doni. Nuk është një e dhënë për të gjithë, madje as për ju. Shumë herë e kuptojmë vlerën e tyre. Vetëm nëse i humbasim ato mrekulli të vogla që ndodhin cdo ditë në jetën tonë atëherë kuptojmë dhe rëndësinë e të kushtuarit vëmendje atyre. Ne merremi me fatkeqësitë dhe pengesat tona në të njëjtën kohë që një seri përvojash unike paraqiten në jetën tonë dhe na cojnë në një pozitë të privilegjuar që dikush tjetëëndërron.

Të jesh mirënjohës nuk do të thotë që të heqësh dorë nga ëndrrat e tua. Përkundrazi, do të thotë që unë jam i pranishëm për të kuptuar vlerën e cdo hapi që bëj për të qënë afër qëllimeve të mia. Është një fakt që kultura materialiste që ne kemi formuar nuk është toka me pjellore e mirënjohjes, as nuk është gjithashtu e pakapërcyeshme. Në kokën tonë qindra imazhe do të kalojnë me gjëra që nuk i kemi dhe akoma më shumë mendime se si t’i arrijmë ato. Është fakt që ne japim shumë vëmendje dhe energji për gjërat që nuk i kemi dhe është e panjohur nëse do i kemi ndonjëherë ato. 

Është vërtetuar se mirënjohja ka përfitime të shumta tek ai që jep e merr. Përfitimet janë  në lumturinë tonë, por gjithashtu në shëndetin fizik e psikologjik, si edhe në përmirësimin e jetës sonë shoqërore. Hulumtimet na kanë treguar se mirënjohësit janë njerëzit që fokusohen tek jeta e tyre në të tashmen. Përvec kësaj, ne të gjithë e kemi aftësinë  për të shprehur mirënjohjen. E gjitha ajo që duhet të bëjmë është të përqëndrohemi në gjithcka që kemi, në vend që të ankohemi për gjithcka që mendojmë se e meritojmë.

E vërteta është se ne ndryshojmë në mënyrën me të cilën shprehim e marrim mirënjohje. Përvojat tona të fëmijërisë, por jo vetëm, luajnë një rol të rëndësishëm. Nëse dikush është rritur në një mjedis jo-mbështetës, e ka të vështirë të jetë mirënjohës. Në vend të saj ai mund të shohë ndjenjën e kërcënimit e të frikës dhe për të nuk është e lehtë të jetë mirënjohës. Nëse në rastin se ju jeni mësuar nga fëmijëria që t’ju ofrohet dicka e dobishme dhe jo kërcënuese atëherë ju jeni më të hapur ndaj mirënjohjes. Prandaj, që të gjithë kanë përvoja të ndryshme si në mënyrën e shprehjes dhe të marrjes. Lajmi i mirë është se edhe nëse përvojat nuk na kanë ndihmuar të zhvillojmë një ndjenjë mirënjohje, ka mënyra të ndryshme se si mund ta bëjmë ndjenjën e mirënjohjes pjesë të jetës sonë. 

1.       Mbani një ditar si një mënyrë për të kuptuar mrekullitë e jetës suaj, shkruani cdo ditë gjëra të vogla për të cilat jeni mirënjohës. Ju e dini qe ato ekzistojnë nëse ju jeni të vetëdijshë

2.       Thoni 'faleminderit' 

3.      Mendoni për njerëzit që ju frymëzojnë. Ne flasim shumë kohë gjatë ditës për njerëzit që na prishin ditën duke humbur kësisoj shumë herë fokusin tonë nga njerëzit që në të vërtetë e zbukurojnë atë.

4.       Mendoni për ngjarjet pozitive në jetën tuaj

Nëse je i vetëdijshëm për jetën tënde do të shohësh ngjarje pozitive. Nëse e ke të vështirë të shkruash e të dallosh ato, kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë. Qëllimi i jetës nuk është thjesht të mbijetojmë, por të jetojmë cdo aspekt të saj. Së fundmi, ne kemi nevojë për njëri-tjetrin, jo vetëm për të bashkëjetuar, por të shijuar mrekullitë që ndodhin në jetën tonë, për të qenë mirënjohës edhe ndaj gjërave më të vogla. Le ta nisim me ato. Hapin e parë po e bëjmë ne, duk ju treguar mirënjohje për dedikimin e kohës suaj të vyer leximit të këtyre rreshtave. Hapi i rradhës është në anën tuaj, sepse...

Fuqia më e madhe jeni JU!


NLP Albania

The art of change

 

 

 


Comments

Popular Posts