Shtyrja në kohë: tendencë perfeksionizmi apo dembelizmi?

 


Në jetë, mes gjërave që zgjedhim të bëjmë ose të mos bëjmë fare, kemi dhe ato që zgjedhim t’i shtyjmë në kohë për t’i bërë në një moment të dytë. Ndoshta do të jeni kurioz të dini se kur është koha më e mirë për të ndërmarre një veprim. Sigurisht, por së pari duhet të kuptoni që shtyrja në kohë është një fakt në jetën e gjithësecilit prej nesh dhe ajo që na ngelet është të fitojmë betejën me të.

Sa herë na ka përhumbur dieta e së hënës, puna që kemi përfunduar në minutat e fundit apo dhe faturat që kemi lënë mënjanë dhe i kemi paguar pasi kanë mbaruar. Edhe fjalët që kemi dashur t’i shprehim të dashurve tanë, por i kemi shtyrë për një moment më vonë. Shtyrja e gjërave në kohë është pjesë e natyrës njerëzore. Nuk është dembelizëm, siç e përkufizojnë disa në mënyrë arbitrare, pasi një njeri dembel është i lumtur që bën pak gjëra ose aspak, ndërsa një njeri që i shtyn në kohë gjërat e kupton se ndjenjat e fajit dhe emocionet negative i shtohen në çdo moment dhe kjo bëhet pengesë për zhvillimin e tij.

Është e zakonshme që njerëzit vonojnë ose zhvendosin vazhdimisht përgjegjësitë për gjërat që duhet të bëjnë në të ardhmen. Shtyrja në kohë, në këtë rast, fuksionon si një mekanizëm mbrojtës pasi gjërat që duhet të bëjmë aktualisht na duken si një mal dhe frika se mos dështojme është pranë nesh. Kjo është arsyeja se kur bëjmë gjëra që na shkaktojnë stres, ne nuk përcaktojmë saktësisht kohën sepse nuk i përmbahemi dot asaj. Por çfarë është ajo që na pengon në të vërtetë?

Çfarë na solli deri ketu? Kjo është pyetja që duhet t’i bëjmë vetes të gjithë. Ka shumë faktorë që ndikojnë në produktivitetin tonë. Së pari është mungesa e disiplinës. Së dyti, të gjithë kemi tendencën të mashtrohemi nga kënaqësitë e momentit duke shmangur rrugët e vështira që do të na çojnë drejt arritjeve tona. Çdonjëri nga ne e di se nëse përgatitet, përsërit, praktikohet në çdo fushë, atëherë ai do të ketë sukses. Nga ana tjetër, është një tipar i përbashkët i perfeksionistëve të besojnë se një ditë tjetër do të jenë më efikas në rezultatet e tyre. Arsye tjetër është shmangia e emocioneve te pakëndshme.

Ndonjëherë jemi aq të lidhur me zakonet dhe situatat e njohura sa krijojmë besime në vetvete se jemi mirë, nuk kemi nevojë të marrim veprime. Nuk mund të lëmë pa përmendur se të gjithë kemi frikë nga dështimi. Fatkeqësisht, kur shtyjmë diçka për nesër, ajo e nesërmja nuk vjen kurrë. Ne njerëzit jemi të ngadaltë në marrjen e veprimeve. Së pari vjen veprimi, pastaj motivimi. Frymëzimi nuk vjen i rehatuar nga kolltuku. Arsyeja tjetër është frika, por këtë herë frika nga lumturia e gëzimi. Ka shumë momente që ne ndjehemi sikur nuk e meritojmë atë. Ka shumë faktorë që ndikojnë, por nëse shohim thellë-thellë, gjithmonë pas një veprimi apo shtyrjeje në kohë të tij qëndron një ndjenjë në themel të problemit, e cila e bllokon atë.  

Por si mund të dalim nga kjo situatë? Në fillim do të përjetojmë një fazë të pakëndshme që mund të krijojë emocione negative të cilat nëse i kujtojmë nga vijnë, do të ecim përpara. Ekzistojne dy pika kyçe ndaj të çilave duhet treguar kujdes i veçantë: mungesa e motivimit dhe mungesa e një plani konkret. Teksa mundoheni të gjeni burimin e mungesës së secilës, përpiquni t’i pergjigjeni  këtyre pyetjeve në mënyrë që të bëni së bashku të gjitha copëzat e puzzle në kokën tuaj: Pse po i rezistoj kësaj situate? Çfarë më solli deri në këte pikë që po shtyj në kohë çdo gjë? A kam marrë përsipër më tepër gjëra sesa duhet? Çilat prej tyre kanë më shume prioritet për mua?

Shtyrja në kohë është gjithashtu një keqmenaxhim i kohës sonë, ndaj është e nevojshme mbajtja e një ditari. E rëndësishme gjithashtu është dhe ndarja e gjërave të rëndësishme nga ato më pak të rëndësishme, vendosja e prioriteteve dhe të paturit e një plani konkret në çdo rast. Në praktikë, si çdo gjë e re me të cilën përballemi, duhet të mundohemi të bëjme hapa të vegjël. Herën tjetër që do të shtyni diçka në kohë do ta kuptoni se nuk është çështje dembelizmi apo se ju nuk mundeni. Me tepër është çështje frike. Këshilla ime është të nisni me të bërurin e gjërave që ju frikësojnë më shumë. Filloni me hapa të vegjël dhe mos harroni se analizimi i tepërt i asaj që doni, është ai që shkakton më shumë shtyrjet në kohë.

Nuk është rastësi që në seancat e NLP coaching bëhet pyetja: Çfarë do të ndienit nëse e keni arritur qëllimin tuaj? Përgjigjet janë pothuajse gjithmonë: bukuri, gëzim, pozitivitet. Atëherë pyesni veten se a mos po e shtyni dhe ju në kohë udhëtimin tuaj, pra vetë jetën tuaj?

Së fundmi, shtyrja në kohë është sjellje që, ashtu si çdo sjellje tjetër, zëvendësohet, Sesi ta menaxhojmë është zgjedhja jonë. Frika gjithmonë do të na përgjojë në jetë, por e rëndësishme është të njohim e të kuptojmë përse na shërben dhe se cili është mesazhi që do të na japë.

Mos harroni se fuqia më e madhe për të vepruar e për të mos shtyrë më në kohë ndodhitë apo vetë jetën tuaj është brenda jush, koha  më e mirë është TANI dhe vendi i duhur është NLP Albania.

 

NLP Albania

The art of change 

 

Comments

Popular Posts