Njeri i plotësuar apo 'fëmijë i mirë'?

Të gjendur përballë dilemës së të mos qenurit më një 'fëmijë i mirë', ndoshta do ju lindi pyetja: po tani cfarë, të bëhemi 'fëmijë të këqinj'? Përgjigjen do ta merrni në rreshtat në vazhdim. Së pari, le të ndajmë se kush është 'fëmija i mirë' si në sjellje, ashtu edhe në rol. Në sjellje është njeriu i plotësuar, njeriu që do të donim të gjithë të kishim në krahë. Le të ndalemi tani tek roli. Fillimisht, hidhini një sy këtyre rasteve dhe shihni sa e gjeni veten në to:

  • Ndjeheni përgjegjës se cfarë ndjejnë të tjerët
  • Mendoni se nëse dikush flet keq për ty kjo do ju bëj të ndiheni keq
  • Keni gjithmonë tendencën të jeni të përulur dhe të tjerët ju shfrytëzojnë
  • E keni më të lehtë të bini dakort dhe jo të keni mendimin tuaj
  • Harxhoni shume energji për të kënaqur të tjerët 
  • E keni të vështirë të thoni jo
  • Bëni cfarë është e mundur për të ndalur keqkuptimet....etj

Nëse ju jeni përgjigjur me ‘po’ shumicës së këtyre pyetjeve, ju tashmë e keni kuptuar rolin e 'fëmijës së mirë' dhe në një farë mënyre të gjithë kemi qenë një herë 'fëmijë të mirë' në jetë. Nevoja jonë për të qenë në këtë rol vjen nga fëmijëria jonë dhe është pikërisht nevoja jonë për dashuri e pranim. Kushdo qofshin vlerat e qëllimet tona, ne duhet të dalim nga ky rol sepse ne meritojmë të jetojmë jetën tonë. Sepse të vazhdosh të bësh ç’është e mundur, vetëm e vetëm, që të kënaqësh të tjerët është humbje kohe.

Gjithashtu ju nuk duhet të jeni në rolin e viktimës sot. Në cdo fushë, në shoqëri e biznes nuk është shumë e vështirë të dallojmë 'fëmijën e mirë'. Ajo që duhet të kuptojmë një herë e mirë është që s’mund t’i kënaqim të gjithë, është e pamundur të pëlqejmë të gjithë të njëjtën gjë. Dikujt nuk i pëlqeni për arsyet e veta, dikush s’mund të jetë i kënaqur vetëm se ti thjesht ekziston. Përcaktoni vlerat tuaja. Kryesore jane fëmijët, familja e rritja juaj personale. Jepini kohë vetes për të thënë ‘JO’, një ‘jo’ pa justifikime e pa ndjenja faji. Kur të arrini të bëni këtë, atëherë vetëbesimi juaj do të rritet. Sa më shpejt të kuptoni se ju nuk jeni përgjegjës për jetën e tjetrit aq më herët ju do të filloni të jetoni jetën që meritoni, edhe pse të tjerët nuk mund të jenë dakord me zgjedhjet tuaja. Është jeta juaj, mos e harroni. 

Do harxhoni shumë kohë dhe energji me qëllimet tuaja e jo me përpjekjet për tu bërë njeriu që duan të tjerët. Do ndjeheni të qetë e të plotësuar sepse tashmë keni vënë kufinj të shëndetshëm. Do keni një dëshirë e pasion të plotësoni ëndrra tuaja. Një studim na ka treguar se njerëzit janë më të prirur të bëjnë gjërat që janë në përputhje me vlerat e besimet e tyre sesa të plotësojnë dëshirat e të tjerëve. Për asnjë lloj arsye mos humbni lidhjen me veten tuaj të vërtetë dhe jetoni në perputhje me vlerat tuaja. Tashmë ju e dini se si. Duke qenë një njeri i plotësuar dhe jo më një 'fëmijë i mirë'.  

Dhe kurrë mos harro se fuqia më e madhe jeni ju! 

 

NLP Albania,

The art of change

Comments

Popular Posts