Çfarë ose kë saktësisht gjykojmë?

                                        


Nga buron zakoni i gjykimit në mënyrë të vazhdueshme të të tjerëve, vetvetes dhe botës? Në fillim, gjykojmë nëpërmjet procesit të imitimit, në të njëjtën mënyrë që fitojmë shumicën e sjelljeve tona, si kopjimi i prindërve apo të rriturve përreth nesh. Thënë ndryshe, gjykojmë se u gjykuam. Ne gjykojmë ashtu si na gjykojnë, në të njëjtën mënyrë. Ky është një lajm i mirë dhe i rëndësishëm, por a e dini se pse? Sepse kjo do të thotë që vlerësimet që bëjmë nuk janë të tonat. Janë kopja e saktë e atyre që të tjerët bëjnë për ne. Në fakt, ato nuk na përkasin neve.

Kur ishim fëmijë nuk e gjykonim veten. Ne duhet të mësojmë të gjykojmë veten duke ndjekur shembullin e dhënë nga ambjenti ynë. Kjo vetëdije do të na ndihmojë që t’i atribojmë prindërve, gjyshërve e mësuesëve, gjykimet e tyre rreth nesh, të cilat edhe ata i kanë trashëguar nga gjenerata e mëparshme.  

Çfarë do të thonit nëse do të mund të shpëtonit nga refreni brenda jush që nuk bën gjë tjetër veçse gjykon vazhdimisht ju dhe ata përreth jush? Dhe çfarë do të thonit nëse në të njëjtën kohë do të pushonit të keni frikë se si do ju gjykojnë të tjerët? Në fillim duhet të ndajmë personin nga sjelljet e tij. Në të vërtëtë kur gjykojmë, çfarë ose kë saktësisht gjykojmë? Sjelljet, veprimet apo reagimet? Apo gjykojmë personin që vepron? A ja keni bërë vetes ndonjëherë  këto pyetje?

Një hap vendimtar që duhet të ndërrmerrni në përpjekjen për të hequr qafe kritikën është të mësoni të dalloni qartë personin nga veprimet e tij. Asgjë në jetë nuk është plotësisht e zezë ose e bardhë, përvec historive të miteve apo legjendave. Njeriu më i mirë mund të bëjë gjëra shumë të këqija. Njeriu më i keq mund të bëjë vepra të mrekullueshme sepse secili prej nesh mbart brenda vetes edhe dritën, edhe errësirën.

Filloni me veten tuaj, me atë që në thelb nuk mund të përmblidhet në disa nga sjelljet, fjalët ose veprimet tuaja. Ju mund të jeni të pakënaqur nga një sjellje, por për asnjë arsye mos kritikoni, dënoni ose mohoni se kush jeni. Prandaj, sa më shumë që mund të bëni  këtë dallim për veten tuaj midis asaj që ju jeni në të vërtetë dhe veprimeve tuaja (të cilat ndonjëherë nuk mund të pajtohen me më të mirën që do donit) aq me shumë do të jeni në gjëndje të bëni të njëjtën gjë dhe për të tjerët .Ju nuk duhet të  kufizoheni në më të keqen që ata shprehin ndonjëherë, të mos i karakterizoni në sjelljet e tyre më pak të shkëlqyera dhe së fundmi, mos ushqeni e forconi anën e tyre më të errët.

Në fakt ne e dimë si mund ta bëjmë këtë. Mbi të gjitha, shumica prej nesh e bën atë. Ky është rasti, për shembull i një fëmije të vogël. Kur ai bën diçka gabim ne nuk e gjykojmë atë. Ne shohim vetëm aftësinë e tij për shkak të moshës. Ne bëjmë të njëjtën gjë dhe me të dashurit tanë përveç disa sjelljeve apo shprehjeve fatkeqe, ne nuk ndalemi së pari tek ata, njerëzit që duam. Duke  parë mirësinë tek njerëzit që duam, pse të mos bëjmë të njëjtën gjë edhe për veten tonë? Pse të mos mbështetemi në këtë përvojë të njohur, megjithëse të kufizuar dhe ta shtrijmë atë në pjesën tjetër të kontakteve dhe ndërveprimeve tona me njërëz më pak të afërt me ne?

Është një zgjedhje që unë, ju, të gjithë ne, mund ta bëjmë. Një zgjedhje e bazuar në një pikëpamje të veçantë se ka një pjesë të ndritshme brenda nesh që quhet “shpirt”, e cila manifestohet përmes trupit tonë me pak a shumë sukses. Kështu, prapa sjelljes negative, prapa aktit lëndues, qëndron një qënie si fëmija që në mënyrën e vet shpreh mundësitë që ka brenda. Kjo lloj mendësie, që unë vetë kam zgjedhur të adaptoj në jetën time, më lejon të lë shtrigat e këqija dhe zanat e mira në përralla e legjenda dhe të përvetësoj mendimin se ka dicka të madhe dhe të ndritshme brenda  nesh që përpiqet të shfaqet me pak a me shumë sukses e stabilitet .

Së fundmi, liria për të përcaktuar mendimet, zgjedhjet dhe veprimet tona është dicka që  gradualisht fitohet. Nuk na është dhënë  në momentin e lindjes. Fillimisht ne jemi të ndikuar nga ambjenti në të cilën kemi lindur e rritur dhe nga periudha historike që kemi ardhur në jetë. Ne, pashmangshmërisht, thithim idetë, vlerat dhe besimet dominuese të kohës dhe shoqërisë sonë. Për tu bërë individë të plotë, me mendimet tona të vetëdijshme, zgjedhjet e mençura dhe vendimet e pjekura, kërkon kohë dhe punë të vështirë.

Ndaj filloni sot duke mos gjykuar e krtikuar veten dhe të tjerët. 

Duajeni dhe kujdesuni për “fëmijën “ qe ndodhet brenda jush dhe cdo njeriu në  jetën tuaj.


NLP ALBANIA 

The art of change 

 

Comments

Popular Posts