MAGJIA E STORYTELLING
A
mund të sillni ndër mend një kohë kur ishit të magjepsur nga një histori? A ju
kujtohet si depërtonte deri në qelizat më të largëta teksa e dëgjonit t’jua
tregonte dikush? Bëni një udhëtim imagjinar në kohë, zgjoni skutat dhe kujtoni
edhe njëherë ato që dikur ju emocionin.
Na
ishte njëherë e një kohë, jo dhe aq e largët sa kjo e sotmja, sepse historia që
do t’ju tregoj tani sillet pa pushim në mendjen e gjithësecilit nga ne, cdo
moment, cdo ditë. Na ishte një herë, në një vend të largët të quajtur Indi, një
banor i zonës i cili jetonte i vetëm me dy qentë e tij, njëri prej të cilëve
kishte një sjellje positive, ndërsa tjetri jo. Të dy qentë e kishin mërzitur aq
shumë banorin e shkretë pasi nuk kishte moment që ata të dy të mos përlesheshin
me njëri-tjetrin. I lodhur nga kjo situatë, banori u vu përpara një zgjedhjeje.
Ai duhet të merrte një vendim. Por nuk kaloi shumë kohë dhe njeri nga qentë e
tij, ngordhi. Cfarë mendoni ju se ishte veprimi që bëri banori për të arritur këtë? Thjesht ndaloi
së ushqyeri qenin e tij të keq.
Ju
sfidoj të merrni një vendim mbi zakonet tuaja. Të gjithë kemi zakone të mira
dhe të keqija të cilat përcaktojne ndonjëherë edhe jetën tonë. Në mënyrë metaforike, ju them të ndaloni së ushqyeri ‘qenin’ tuaj të keq, pra zakonet tuaja
të këqija. Ajo që duhet të bëni është të merrni vendime.
Sa herë e keni kaluar naten duke pare nje film ose duke lexuar nje roman qe thjesht nuk keni dashur ta lini pa mbaruar? Sa here nuk keni harruar momentet nga leximi i nje artikulli qe ju beri papritur te mendoni, te arsyetoni, te ndryshoni. Sa here nje histori ju ka ndihmuar te ndryshoni mendimin tuaj mbi situaten, mbi njerezit, mbi problemet etj. E pra kjo eshte magjia e tregimit te historive ne jeten tone.
Sa herë e keni kaluar naten duke pare nje film ose duke lexuar nje roman qe thjesht nuk keni dashur ta lini pa mbaruar? Sa here nuk keni harruar momentet nga leximi i nje artikulli qe ju beri papritur te mendoni, te arsyetoni, te ndryshoni. Sa here nje histori ju ka ndihmuar te ndryshoni mendimin tuaj mbi situaten, mbi njerezit, mbi problemet etj. E pra kjo eshte magjia e tregimit te historive ne jeten tone.
Nuk
ka dyshim se historitë se bashku me mënyrën se si tregohen mund të kenë një ndikim afatgjatë në mënyrën se si perceptojmë gjërat, mënyrën se si ndërrmarrim veprime dhe marrim
vendime. Tregimi i historive është një mjet i fuqishëm ndryshimi e drejtimi dhe
kur ato përdorën në mënyrën e duhur, ndikojnë fuqishëm në mendjen e të tjerëve,
bindin, frymëzojnë dhe motivojnë njerëzit. Tregimi i historive ka fuqinë magjike
të sjelli ndryshime pozitive në mënyrën se si njerëzit punojnë e mendojnë. Për
më tepër, ai përmirëson aftësinë tonë për të mbajtur mend në mënyre efektive sasi
të mëdha informacioni.
Historitë kanë qenë një formë parësore e komunikimit. Ato janë lidhjet e përjetshme me
traditat e lashta, legjendat, arketipet, simbolet, mitet. Ato janë ura lidhëse
me të vërtetat universale. Të tregosh një histori është art më vete që duhet te
përsoset në mënyrë që të ketë rezultate
të sakta e të shkëlqyera për të ndikuar,
frymëzuar dhe mobilizuar të tjerët. Të gjithë kemi parë udhëheqës kombesh, biznesesh, trajnerë që tregojnë histori
ndersa komunikojne me te tjeret apo mbajne nje fjalim publik. Shumica e tyre
janë të trajnuar ne artin elegant te tregimit, pasi ata perceptojne dhe e pranojne
ate si nje nga metodat më të rendesishme për të frymezuar, motivuar dhe për t'u
lidhur me audiencën e tyre.
Sot,
në fushën e marketingut, shitjeve e reklamave, tregimi i historive bën mrekulli.
Nëse doni të mësoni artin e storytelling në mënyre efektive, ju ftoj në NLP Albania
që së bashku të shijojmë udhëtimin e një historie, ndoshta të historisë së vetë jetës sonë, e cila ndoshta na tregon
dicka, atë dicka që ne jemi te gatshëm ta degjojmë në menyrë që të ecim para e të ndryshojmë. Ju ftoj si lexues të këtyre rreshtave, të merrni prej tyre më të mirën dhe t’i ndani më tej edhe me të tjerë. Asnjëherë dhe kurrë nuk e dimë se
jetën dhe historinë e kujt mund të ndryshojmë.
Mos harroni se fuqia e historisë së jetës suaj jeni vetë JU!
NLP
Albania
The
art of change
Comments
Post a Comment