DALLO NGA TË TJERËT DHE JI VETVETJA!


Ndërsa vazhdojmë udhëtimin e quajtur jetë, gjërat që ndodhin rreth nesh kontribuojnë në ndryshimin tonë. Pyetja e të gjithëve është: Cfarë është ajo që ndryshon njerëzit? Si të ndryshosh? Si të bëhesh i pasur? Si të jesh i lumtur? Ka mijëra sygjerime atje jashtë dhe po ashtu me mijëra janë edhe njërëzit që i mbështesin ato. Facebook, Instagram apo të tjera rrjete sociale janë tashmë të tejmbushura me citime nga guru motivues e trajnerë të cilët duan të na motivojnë për të jetuar një jetë më të mirë. Për fat të keq, shumë herë, ata që na këshillojnë, por edhe mënyra se si ata zgjedhin të përcojnë mesazhet e tyre motivuese, mund të shkaktojë të kundërtën e asaj që ne dëshirojmë. Unë, së bashku me ju që po lexoni këtë artikull besoj se e kemi gjetur veten disa herë në ndonjërën prej dy situatave të mëposhtme.
Situata e parë lidhet me ndodhi të këndshme që mund të na ndodhin në jetën tonë, si për shembull, promovimi në punë, që sjell mandej më shumë përfitime financiare, të cilat nga ana tjetër përkthehen në një nivel më të lartë jetese, pra në një jetë të ndryshuar. Apo një marrëdhënie e re e krijuar a rënia në dashuri e cila po ashtu na ndryshon jetën tonë të përditshme. Kur njerëzit përjetojnë përvoja të tilla, ata ndryshojnë për mirë dhe nuk është e mundur që gjërat të qëndrojnë ashtu sic ishin, kështu që ata bëjnë hapa para dhe përparojnë për shkak të ndryshimit. Dhe kjo është ajo që na ndodh të gjithëve, apo jo?
Situata e dytë është se në vend të ngjarjeve të këndshme, personi përjeton ato jo të këndshme. Jeta e tij është plot sfida, stres, probleme, e vështirë dhe shpeshherë e dhimbshme. Personi dëshiron të largohet nga dhimbja që po përjeton dhe për këtë arsye do të ndryshojë dicka. Ai është thellë i zhytur në problemet e vështirësitë për të ndyshuar të ardhmen dhe jetën e tij, e në njëfarë mënyre, ndryshimi është i pashmangshëm. Dhe sigurisht, që të gjithë ne i kemi përjetuar këto situata pa asnjë dyshim e përjashtim.
Shpeshherë, e jetojmë jetën tonë në mes këtyre ngjarjeve pozitive e negative. Është e rëndësishme të vazhdojmë të kujtojmë që në jetë nuk bëjmë ndryshime të vetëdijshme, thjeshtë jetojmë jetën  tonë në autopilot mode. Me fjalë të tjera jeta thjeshtë ndodh...fatkeqësisht. Them fatkeqësisht, pasi ne të gjithë jemi fatkeq. Fati ynë i keq do të thote që të jemi të hutuar, të pasigurt, duke luftuar me demonët, zërat tanë të brendshëm dhe paaftësitë tona. Është shumë e vështirë për të qëndruar psikologjikisht të shëndetshëm në këtë botë dhe këtë betejë të vazhdueshme, jo të gjithë e fitojnë.
Nuk ka rëndësi! Ne të gjithë fitojmë më shumë besim, jo duke besuar se jemi  të suksesshëm e fitimtar të mahnitshëm, por duke besuar se kemi  shumë cështje e probleme, e duke kuptuar se po në të njëjtën situatë ndodhen edhe të tjerët. Për një fillim të ri, duhet të pranojmë se problemet nuk shkaktohen nga faktorë të jashtëm, sepse le ta pranojmë, është më e lehtë  të fajësojmë dhe të gjejmë mënyra për të shpëtuar dhe nga vetë vetja jonë 
Shikoni brenda vetes e ndihmojeni atë! Jini të mirë me veten dhe me të vërtetat tuaja. Zbuloni se kush jeni dhe cfarë doni të arrini! Të githë  kemi një gjykatës të brendshëm që pëlqen të nxjerrë në pah gabimet e dobësitë tona.  Jini mjaftueshëm të mirë, jini unik, jini vetvetja! Kjo është ajo që na duhet të gjithëve: vetja jonë e vërtetë, ajo autentike. Dhe mos harroni që nuk keni për ta gjetur atë përmes teorive e recetave të të tjerëve. Do e gjeni vetëm përmes punës së brendshme. Një kërkim për fuqinë që fshehim të gjithë brenda vetes, të cilën shpesh e injorojmë, nuk e vlerësojmë sa duhet ose nuk e besojmë dhe së fundmi nuk e lëmë të lirë të dalë e të shkelqejë. Mos harroni kërkimi nuk është atje. Ai është brenda nesh.
Me teknikat dhe praktikat e NLP TimeLine Therapy dhe hipnozë në NLP Albania  ju mund të udhëtoni më lehtë brenda vetes duke u cliruar nga besimet kufizuese e emocionet negative. Le të tregojmë mirëkuptim dhe dhembshuri ndaj vetes.
Ndërsa shkruaj këtë artikull une bëj vazhdimisht më të mirën që mundem për të njohur veten time, ashtu si edhe ju.  Unë e dua udhëtimin  tim, madje edhe atë të mendjes e të shpirtit tim.  Kjo është ajo që ju duhet të doni: udhëtimin tuaj. Të njihni veten dhe sic thotë edhe profesor Daut Demaku: “Njihe veten, por mbi të gjitha duaje atë e ji unik”

NLP Albania 
The art of change 


Comments

Popular Posts