PSE ËSHTË I RËNDËSISHËM NJË NLP COACH?



Si trajnere e teknikave të programimit neuro-linguistik (NLP coach) hasem shumë shpesh me kërkesa të tipit: ‘Më ndrysho!’, ‘Më përmirëso!’. Merrni pak kohë e mendoni për një cast se si do të ishte në të vërtetë realiteti nëse do mundeshim  që gjithesecili nga ne të arrinte atë që dëshironte, si në jetën personale, ashtu edhe në atë profesionale.

E gjitha kjo do të dukej një ëndërr, në një kohë që realiteti na sjell cdo ditë përpara syve përditshmërinë, problemet e sfidat me të cilat duhet të përballemi, duke na bërë me dije, duke na pëshpëritur me qetësi se është në dorën tonë të ndryshojmë dhe se ne MUNDEMI!

Për të gjithë ata që dëshirojnë të ndryshojnë botën e tyre të brendshme në mënyrë që të kenë mundësi të shohin ndryshim më pas edhe në cdo pjesë tjetër të jetës së tyre, është e rëndësishme t’i bëjnë vetes herë pas here këte pyetje: Si mund të arrij një nivel më të lartë lumturie e suksesi ndërkohe që jetoj një jetë me ankth dhe shumë larg asaj që kam ëndërruar e meritoj?

Askush e madje as unë, nuk mund t’ju thojë se kjo është e thjeshtë. Por të qenurit e vështirë, nuk e bën atë të pamundur. Shpeshherë, në punën time në kontakt të vazhdueshëm me klientë, ju bëj atyre të njëjtat pyetje, pyetje të thjeshta të përditshmërisë të cilat ja bëj shpesh dhe vetes.
Pyetje të tilla të tipit: Sa vlerë pati për mua dita ime e sotme? Cfarë arrita të bëj? Cfarë veprimesh ndërmora për t’i arritur ato?

Të thjeshta, apo jo? Të paktën në dukje.

Le të ndryshojmë disi njërën nga pyetjet. A bëra më të mirën e mundshme për t’i dhënë jetës sime vlerë sot? Kjo pyetje, edhe pse në dukje, jo me një ndryshim të madh, është një pyetje e cila në zhvillimin personal sjell ndryshime tepër të rëndësishme. Dhe ky ndryshim vjen si rrjedhojë e këndvështrimit kur bëhët fjalë për secilin nga ne. Në përditshmërinë tonë, me problemet, me përballjen e sfidave, është e rëndësishme gjithmonë  mënyra e këndvështrimit, e ndryshimit të fokusit, e mënyrës së të menduarit konvergjente dhe divergente, mohuese apo pohuese.  

Kjo, në mënyre të pavetëdijshme, ju ndryshon fokusin, ju con në zgjidhje që ndoshta asnjëherë nuk i kishit menduar. Nuk mund të themi që këto pyetje nuk janë të rëndësishme dhe nuk kanë vlerën e tyre, parë kjo në këndvështrimin nëse na bëjnë të mendojmë ndryshe, të na cojne në veprim për të arritur qëllimet tona dhe rrjedhimisht në përgjigje pasive të tipit Po/Jo.

Nëse secili nga ne i bën vetes të njëjtat pyetje atëherë ai do të bëhet armiku i vetes duke mos marrë përgjegjësi për jetën e tij. Dhe zgjidhja është sigurisht të menduarit në mënyrë divergjente e pyetjeve të hapura. Po ndaj me ju gjashtë pyetje të cilat ja bëj cdo ditë vetes:

A bëra më të mirën e mundshme  për të arritur lumturinë dhe suksesin tim sot? A bëra cfarë është e mundur për t’i dhënë vlerë jetës sime? A bëra më të mirën për t’u ndjerë e qetë dhe e plotësuar? A bëra cfarë është e mundur për të krijuar lidhje të forta e të sinqerta ? A bëra më të mirën për t’i vënë vetes qëllime të qarta? A bëra më të mirën për të ecur përpara për t’i bërë realitet këto qëllime?

Ftesa ime për ju është kjo: PROVOJENI! Përgjigjuni këtyre pyetjeve cdo ditë dhe shihini vetë rezultatet. Dhe une jam këtu, duke ju pritur të më tregoni NDRYSHIMIN.

Sepse ndryshimi jeni JU!


NLP ALBANIA 
The art of change

Comments

Popular Posts