Njeriu ndryshon? Njeriu ndryshon...... Njeriu ndryshon!!!!



Njeriu ndryshon? Njeriu ndryshon...... Njeriu ndryshon!!!!

Kur ta lexoni këtë shkrim, mbase secili prej jush ka arritur në atë pikë ku i thotë vetes: "Të njëjtat e të njëjtat gabime bëj. Pse vallë veproj kështu? Mjaft!"
Mos është ora që të nxirrni jetën tuaj nga sirtari në të cilën e keni futur?
Tani? Jo jo ..... një ditë tjetër.
Para se të shohim se si, le të marrim disa informacione të vlefshme, të cilat do të na ndihmojnë drejt rrugës së NDRYSHIMIT!

Dr. Joe Dispenza pohon se truri ynë mendon rreth 60.000-70.000 mendime në ditë. Pjesa më e madhe e trurit tonë është një arkiv i mendimeve tona personale dhe 90% e mendimeve të pavetëdijshme kanë të bëjnë me të shkuarën. E qartë deri këtu. Le të shohim tani një informacion akoma më të vlefshëm. Sa mendime ruhen në trurin tonë? Sa harrohem? Cila është mënyra e ndryshimit të jetës sonë në të ardhmen? Le të japin tani një informacion të rëndësishëm për këto pyetje. 

Mënyra e fuksionimit të trurit të njeriut është e ndërtuar në mënyrë të tillë, që të përmbledh më mirë ngjarjet e dhimbshme dhe frikërat tona, pra, të na mbajë tek ngjarjet që na lëndojnë. Kjo nuk është aspak gjë e keqe dhe siҫ e përmenda më sipër ju bën të kuptoni se nje tru i pastërvitur, ka gjithmonë tendencën t’ju coj në ngjarje që ju lëndojnë. Kjo s'ka të bëj aspak me temën apo me situatën, ka të bëj vetëm me fuksionin e trurit që të na mbrojë, të na mbajë tek gjërat e njohura e të sigurta. Dhe sa herë që truri juaj ju dërgon në të shkuarën:
  • Ju do të krijoni mendime të vëshirësive të së shkuarës.
  • Ju do të kërkoni lumturi, por do të merrni vetëm ...
  • Ju do të kërkoni lidhje, por truri juaj do t’ju coj shumë larg prej saj.
  • Ju do të kërkoni liri finaciare, por truri juaj do të ketë si hartë, mungesat që kishit në të shkuarën.
Kjo ndodh për arsye se, edhe pse mundoheni për një të ardhme të mirë, luftoni e përpiqeni me të njëjtat mënyra që keni jetuar, sa për sqarim, me ngjarjet më të dhimbshme që keni jetuar. Por ka tashmë një zgjidhje NDRYSHIMI!

Me pak ushtrime të përditshme, ju mund të krijoni rrugë të reja nervore. Në këtë mënyrë truri juaj do të pushojë të jetë një “arkiv i dhimbjeve” i së shkuarës, por do të jetë harta e rrugës drejt ndryshimit e arritjeve të qëllimeve. Ndryshimi, është gjëja më normale e jetës, e thënë ndryshe. është vetë jeta.

Jeta është gjithmonë në lëvizje e në ndryshim. Asgjë e njëjtë, asgjë e përhershme. Kohët ndryshojnë, stinët ndryshojnë. Vendet ndryshojnë. Parimet morale ndryshojnë. Kulturat ndryshojnë. Trupi ndryshon. Asgjë e përhershme, asgjë e njëjtë. NJERIU NDRYSHON! Një udhëtim emocionues i përbashkët, ku gjithësecili prej nesh është i ftuar të bëjë pjesën e tij të ndryshimit.

Së fundmi, informacionin më të rëndësishëm që mund të na japë shkenca e NLP-së është në të vërtetë se...NDRYSHIMI MUNDET...NDRYSHIMI MËSOHET!!!! Le të gjejmë një coach mentor, mësuesin i cili do të na japë mësimin më të rëndësishëm të jetës.

Guxoni të ndryshoni!
Fuqia më e madhe jeni JU!

NLP ALBANIA
The art of change


Comments

Popular Posts